Themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos është padyshim njeriu i rekordeve dhe këtë rradhë ai ka arritur një pasuri prej 211 miliardë dollarësh. Rritja e titujve me vlerë të Amazon në Wall Street, me Pentagonin që anuloi maksimumin e kontratës prej 10 miliardë dollarësh të Microsoft-it, e pasuroi Bezo-s me 8,4 miliardë dollarë duke forcuar pozicionin e tij.
Elon Musk e ndjek atë në distancë, sipas Indeksit të Miliarderëve ”Bloomberg”, me 180,8 miliardë dollarë. Medalja e bronztë i takon Bernard Arnault me 168,5 miliardë, ndërsa Bill Gates është i katërti me 147,4 miliardë. Rikujtojmë, se së fundmi miliarderi britanik Richard Branson ka në plan të ‘mundë’ miliarderin dhe rivalin e tij Jeff Bezos në hapësirë.
Sipas mediave të huaja, kompania e Branson, “Virgin Galactic”, bëri një njoftim surprizë duke deklaruar se ai do të përpiqet të fluturojë me Virgin Galactic më 11 korrik, praktikisht nëntë ditë para nisjes së planifikuar të Bezos më 20 korrik.
Ndërkaq, Jeff Bezos, njoftoi se do të fluturojë në hapësirë gjatë muajit korrik, në fluturimin e parë hapësinor nga kompania e tij e raketave “Blue Origin”. Njoftimin e bëri vetë miliarderi në rrjetin social Instagram. Po ashtu ai njoftoi se do ta shoqërojë vëllai i tij.
Një udhëtim i cili ka vlerën 28 miliardë dollarë, po shkakton një kauz virale kundër njeriut të dytë më të pasur në botë. Më shumë se 10 mijë njerëz janë duke firmosur një peticion online, i cili bënë thirrje të mos lejohet më rikthimi i tij në tokë, duke e parë këtë udhëtim si një mundësi që Bezos të qëndroj në hapësirë përgjithmonë.
Rikujtojmë, se Pekini ka më shumë miliarderë se çdo qytet tjetër në botë, sipas listës vjetore nga revista prestigjioze “Forbes”. Kryeqyteti kinez ka shtuar 33 miliarderë vitin e kaluar dhe tani është shtëpi e 100 të tillëve.