Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.
15 vite pas themelimit “Live From Tirana” është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat. Përveç se temave aktuale, të ftuarve interesantë e shumë kuriozitete të tjera, Jerida Sakaj ndalet edhe tek thëniet motivuese. Këtë herë, ajo ka sjellë në vëmendje një deklaratë nga Eduardo Galeano…
Jetojmë në një botë, ku funerali ka më shumë rëndësi se i vdekuri. Ku martesa ka më shumë rëndësi se dashuria dhe ku pamja fizike ka më shumë rëndësi se intelekti. Jetojmë në një botë ku kafshët janë miq më të mirë se njerëzit. Jetojmë në kulturën e kavanozit që përçmon atë çka përmban.