Tiffany Trump dhe bashkëshorti i saj, Michael Boulos, janë bërë prindër për herë të parë! Lajmin e bukur e ndau vetë çifti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku zbuluan edhe emrin e djalit të tyre të sapolindur.
Mirë se vjen në botë djali ynë i ëmbël, Alexander Trump Boulos.Të duam pa masë! Faleminderit që erdhe në jetën tonë! 15.5.2025
– shkruan Tiffany dhe Michael në Instagram dhe X.
Vajza e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, 31 vjeç, kishte bërë të ditur shtatzëninë në tetor të vitit të kaluar.
Ajo dhe Michael Boulos, 27 vjeç, u martuan në nëntor 2022 në një ceremoni luksoze në Mar-a-Lago, resortin e familjes në Palm Beach, Florida.
Ata u fejuan në janar 2021, në një moment simbolik – pak para se Donald Trump të largohej nga Shtëpia e Bardhë. Propozimi u bë në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë dhe përfshinte një unazë diamanti me vlerë 1.2 milion dollarë.
Michael Boulos vjen nga një familje e pasur libaneze me biznese të shumta në Nigeri, ndërsa Tiffany është vajza e vetme nga martesa e Donald Trump me ish-bashkëshorten Marla Maples.
Lajmi për lindjen e vogëlushit Alexander Trump Boulos është pritur me urime të shumta në rrjetet sociale.