Tech Top Tech - News

TikTok prezanton lojëra në chat, pjesë e strategjisë për të mbajtur përdoruesit aktivë!

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Loja sekrete e TikTok-ut… po të ha kohën më shpejt se vetë TikTok-u.
Sepse po, nuk mjaftonte që të humbisje 2 orë duke scroll-uar… tani mund t’i humbasësh edhe duke luajtur—brenda chat-it.
Platforma TikTok ka shtuar një lojë të fshehtë në DM, dhe është aq e thjeshtë sa duket si ide që ka lindur në 2 të natës… por aq addictive sa s’del dot më. Dërgon një emoji, klikon mbi të dhe boom—futesh në lojë ku duhet të kërcesh mbi “aligator” si të ishe në ndonjë reality show për mbijetesë.
Qëllimi? Të ngjitesh sa më lart. Pra njësoj si në jetë… vetëm se këtu të rrëzon një krokodil me skelet.
Loja është basic: prek ekranin, kërce, shmang krokodilët e rrezikshëm, kap boost-et nga emoji-t dhe vazhdo. Nëse gabon—game over. Nëse fiton—fillon të mendosh që ke talent për gaming. Nuk ke, thjesht je në pushim.
Dhe pjesa më e fortë? Po luan kundër shokut tënd në chat. Pra tani nuk mjafton të lexosh “seen”… tani duhet edhe ta mundësh në lojë, ndryshe të del ego-ja nga sistemi.
TikTok thotë që kjo është për “fun dhe konkurrencë”. Ne e dimë çfarë do të thotë realisht: një arsye më shumë që të mos dalësh nga app-i. Sepse në momentin që do të dilje… një emoji të tundon dhe ti thua “ok edhe një herë”.
Ndërkohë, Meta dhe Instagram po bëjnë të njëjtën gjë me lojëra në chat. Pra rrjetet sociale po kthehen në kazino emocionale—vetëm që në vend të parave, humbet kohë… që ndoshta është edhe më e shtrenjtë.
Në fund, një këshillë: nëse të vjen një emoji nga shoku… mos e hap.