Kryeqyteti i Shqipërisë hapi dyert në Edicionin e 16-të të Bienales së Arkitekturës në Venecia për personalitete të huaja të artit, arkitekturës, si dhe qindra artdashës shqiptarë e të huaj. Ne Venecia u prezantua “Hapësira zero”. Ky projekt përfaqëson vendin tonë në Bienalen e Venecias, me një sofër tipike tiranase që ushqen shpirtërisht me art dhe kulturë. Kreu i Bashkisë Erion Veliaj shprehu vlerësimet edhe për pavionin e Kosovës.