Aktualitet

“Tirana ime”, bashkia-qytetarëve: Raportoni zaptimet e hapësirave publike!

Bashkia e Tiranës i bën apel qytetarëve që të kontribuojnë për një qytet më të pastër dhe të aksesueshëm për të gjithë, duke raportuar çdo rast zaptimi të hapësirave publike në aplikacionin “Tirana Ime”. Përmes këtij aplikacioni, mund të njoftojnë menjëherë për ndërtimet pa leje mbi trotuare, në lulishte apo në hyrje pallatesh, problematika që shpesh pengojnë lëvizjen e lirë dhe cënojnë hapësirën publike.

Në rubrikën “Raporto”, çdo përdorues mund të dërgojë informacion të detajuar, të shoqëruar me foto dhe vendndodhjen e saktë. Pas verifikimit në terren nga strukturat përkatëse të bashkisë, merren masat e nevojshme për lirimin e hapësirës. Bashkia nënvizon se çdo raportim ka vlerë dhe ndihmon në krijimin e një Tirane të aksesueshme për të gjithë qytetarët, pa pengesa dhe pa zaptime.

Ke hasur ndonjë hapësirë publike të zaptuar që pengon lëvizjen e qytetarëve?

Ka ndonjë ndërtim pa leje në trotuare, lulishte apo në hyrje pallatesh?

Aplikacioni “Tirana Ime” është krijuar nga Bashkia e Tiranës për të ndihmuar qytetarët të raportojnë problematikat në qytet.

Në rubrikën “Raporto” mund të:

Raportosh menjëherë një zaptim të hapësirës publike duke shtuar foto dhe vendndodhje.

Strukturat përkatëse do ta verifikojnë në terren dhe do të marrin masat e nevojshme.

Çdo raportim ka vlerë. Ndihmo që Tirana të jetë një qytet për të gjithë, pa pengesa, pa zaptime!