Në Tiranë u zhvillua Mëngjesi i Lutjeve me përfaqësues nga e gjithë Europa. Presidenti Ilir Meta vlerësoi frymën e bashkëjetesës mes besimeve fetare, ndërsa kërkoi të njëjtin bashkëveprim mes shqiptarëve në rajon. “Lutemi për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë, për ecjen para të dialogut të Kosovës dhe Serbisë”, tha Meta. Ai u shpreh se shqiptarët duhe tw kontribuojnë për një rajon më bashkëpunues.