Një ngjarje e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë. Një 47 vjeçar i identifikuar si shtetasi Gentian Lelçaj, punonjës i Gardës së Republikës u gjet i pajetë brenda makinës së tij, të parkuar në garazhin e banesës ku jetonte. Policia dyshon se i dha fund jetës me armën e shërbimit.
Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e rrethanave e të motivit të mundshëm. Për momentin nuk ka hollësi të tjera.
Sipas informacioneve paraprake, më datë 5 qershor 2025, rreth orës 02:00, është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij të parkuar në garazhin e banesës, shtetasi G.L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. Dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të mundshëm të ngjarjes.