Aktualitet

Tiranë, sekuestrohen 111 kg kanabis çokollatë, 3 të arrestuar

 

Një sasi prej 111 kg kanabis në formë çokollate u sekuestrua gjatë një operacioni në Tiranë, ku në pranga u vunë edhe 3 persona. Policia thotë se operacioni për goditjen e grupit kriminal u bë në  rrugën “Pavarësia”. Pas kontrollit në bagazhin e një mjeti tip “Mercedez–Benz” u gjetën 4 thasë, me lëndë të dyshuar si “cannabis sativa”, të presuar në formë çokollate. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.