Një apartament në zonën e Astirit në Tiranë u përfshi nga flakët këtë të shtunë, duke e mbuluar zonën me tym të zi. Për momentin nuk ka shumë detaje, por u raportua se situata është vënë nën kontroll dhe nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Banorët e bllokuar u ndihmuan të dilnin nga forcat zjarrfikëse që u ngjitën me shkallë.
Krahas forcave zjarrfikëse që punuan për të bërë të mundur lokalizimin e shuarjen e flakëve, shkaqet e të cilave nuk dihen ende, në vendngjarje shkuan edhe ato policore e autoambulanca.
