BBV - Live nga shtëpia - NEWS Film & Tv Showbiz

Tiri puth Krisën: A ka ndodhur ndonjëherë që i ftuari të puthë moderatoren? Aldo del këtë javë, Gerta lojtare e fortë.

Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Banorët tuaj të preferuar po rrëfejnë shumë në emisionin e tyre radiofonik në Top Albania Radio…

Valbona ka pytur edhe Tirin për provokimet.

Valbona: Tiri? E mendon se është armë e fortë provokimi?

Tiri: Po nëse ka lojtarë që e bëjnë provokimin sic duhet…

Gjesti e bën… është armë e fortë. Të tjerët mundohen.

Valbona: Tiri, cili duhet të dalë këtë prime?

Përgjigjet Gjesti: Aldo del…

Tiri: Jam mes Aldos dhe Indritit… por mendoj se publiku do t’i japë shans të dytë… Aldo nuk ka bërë asgjë, i ka ardhur fundi… Loredana nuk ka strategji, është keq por mundohet. Aldo di të bëjë vetëm palestër, të hajë bukë, të bëjë biseda për luftën e dytë botërore… kaq.

Mua më ka thënë Aldo…Unë jam ky që jam, nuk duhet të dal nga vetja…

Valbona ka dashur të dijë më shumë edhe për mendimet e të ftuarve të saj, për faktin që Gerta zgjodhi Krisën për lidere të grupit.

Valbona: Pse Gerta zgjodhi Krisën dhe jo nga grupi i saj?

Tiri: Gerta ka patur një lloj borxhi Krisës, ndaj e ka menduar… dhe për ta shpëtuar ka vendosur ta bëjë lidere. Indriti e tregoi që është me grupin tjetër…dhe Gerta me këto provokime do të kuptojë. Gerta është lojtare e fortë.

Krisa merr rolin e moderatores:  Kemi këtu dy këngëtarët më të mirë. Kanë bërë hite. Sot jemi zgjuar në kaos… mision nga Vëllai i madh… Kemi dy ninxha… kush është?

Gjesti:  Është Rozana.

Valbona: E pyeta, çfarë po bën? U përgjigj “Emision”. Si Emision? Më ftoi për të dalë jashtë, se kishte bërë kurrë… Për të humbur gjurmët. E anashkaloi pyetjen.

Mendoj se është Rozana dhe Livia… se kjo e fundit u zgjua e para dhe i tha Aldos “e ke bërë ti”. Ajo insistonte dhe Aldo mohonte.

Tiri: Nuk ka qenë ai.

Krisa: Unë them Rozana dhe Livia…

Fillova të dyshoja për Laertin…. Dhe Bonën.

Po ti Gjest?

Gjesti: Unë them Rozana 100%, tjetrin nuk e di.

Banorët filluan të mendojnë se mund të jetë Laerti, i cili I ka përmendur  të gjithë me radhë.

Gjesti, Tiri, Valbona dhe Krisa mendojnë se një nga ninxhat është Rozana.  është e sigurtë.

Krisa: Tiri, çfarë të pëlqen më shumë në këtë shtëpi?

Tiri: A ka ndodhur që në një emision të puthë një i ftuar moderatoren?(E puth) Krisa më pëlqen … momentet kur rimë bashkë… momentet “funny”, debatet konstruktive.

Për të njëjtën pyetje Gjesti u përgjigj: Kur i nxeh të tjerët dhe më qeshet…