Tom Cruise ka reaguar për herë të parë lidhur me ndarjen e papritur të ish-bashkëshortes së tij, Nicole Kidman, nga këngëtari i muzikës country, Keith Urban, pas gati dy dekadash martesë.
Aktori 63-vjeçar, i cili ishte i martuar me Kidman nga viti 1990 deri në 2001, thuhet se e ka quajtur këtë ndarje një lloj “karme”, duke iu referuar mënyrës se si Nicole e trajtoi atë publikisht kur u ndanë.
Sipas një burimi të cituar nga International Business Times, Cruise ishte lënduar nga paraqitja që Nicole i bëri ndarjes së tyre në media, ku sipas tij ajo u viktimizua dhe e kritikoi hapur.
I njëjti burim shton se aktori tani ndihet i “justifikuar” pas lajmit të divorciit të ish-bashkëshortes së tij me Urban, pas 19 vjetësh martese.
Tom dhe Nicole kanë qenë një nga çiftet më të komentuar të Hollywood-it në vitet ’90, ndërsa ndarja e tyre në 2001 i surprizoi fansat.
Sipas raportimeve të atëhershme, konflikti mes tyre lidhej me qëndrimin e Nicole ndaj Kishës së Scientology-t dhe çështjet familjare që përfshinin dy fëmijët e adoptuar, Conor dhe Isabella.
Ndërkohë, Keith Urban, 58 vjeç, është rikthyer në rrjetet sociale pas një periudhe dy mujore mungese, duke promovuar projektin e tij të ri televiziv “The Road”.
Të afërt me çiftin kanë bërë të ditur se distanca dhe angazhimet profesionale kanë krijuar ftohje në marrëdhënien e tyre, duke ndikuar në komunikim dhe intimitet.
Nicole ka paraqitur kërkesën për divorc më 30 shtator, duke përmendur “mospajtime të pakapërcyeshme”. Ajo dhe Urban kanë së bashku dy vajza: Sunday Rose, 17 vjeç, dhe Faith Margaret, 14 vjeç.