Gossip Showbiz

Tradhti apo presion familjar? E vërteta pas ndarjes së aktores turke, Hande Erçel dhe partnerit të saj!

Lidhja trevjeçare mes aktores së njohur turke Hande Erçel dhe biznesmenit të pasur Hakan Sabancı ka marrë fund, duke shkaktuar bujë në mediat turke.

Erçel u pa për herë të parë pas lajmeve për ndarje, e trishtuar dhe duke shmangur pyetjet e gazetarëve.

Vetëm pak javë më parë, aktorja kishte deklaruar se mungesa e Hakanit gjatë një udhëtimi në Paris ishte për shkak të angazhimeve të saj në punë.

Por menjëherë pas kësaj, ndjekësit vunë re një detaj që ngriti dyshimet: Hande fshiu të gjitha fotot me partnerin nga Instagrami.

Brenda pak ditësh, edhe Hakan bëri të njëjtën gjë, duke konfirmuar kështu përfundimisht ndarjen, ndonëse të dy vazhdojnë ende të ndjekin njëri-tjetrin.


E pyetur nga gazetarët nëse ndarja lidhej me një tradhti, Hande reagoi prerë:

Nuk do të flas për këtë, faleminderit. Gëzuar Ditën e Fitores. Nuk dua të flas për këtë, dhe e përsëris, nuk do të flas.

Nga ana tjetër, mediat turke shkruajnë se arsyeja e prishjes së marrëdhënies ka qenë ndërhyrja e Arzu Sabancı, nëna e Hakanit, e cila nuk e ka miratuar kurrë lidhjen e djalit me aktoren.

Thuhet se ajo ka ushtruar presion të vazhdueshëm, duke krijuar tensione që e bënë të pamundur vazhdimin e romancës.

Ky lajm ka tronditur fansat e çiftit, të cilët prej kohësh i konsideronin si një nga historitë më të bukura të showbiz-it turk.