Sociale

Trafikimi nuk njeh gjini, kjo është historia e Arbrit…

Kur mendoni për dikë të trafikuar, kë imagjinoni? Shumë prej nesh menjëherë mendojnë për vajzat – por kjo nuk është e gjithë tabloja. Sipas Raportit të Trafikimit të Personave, numri i djemve që janë identifikuar si të mbijetuar të trafikimit të qenieve njerëzore është rritur me mbi pesë herë midis 2004 dhe 2020. Në fakt, numri i djemve të mitur është pothuajse i njëjtë me vajzat e mitura (17% kundrejt 18% të totalit global të rasteve).

Por Arbri nuk ka nevojë për të dhënat zyrtare për ta ditur këtë.

Një i mbijetuar i trafikimit, i cili tani ka shpenzuar vite duke ndarë historinë e tij dhe duke u shërbyer të mbijetuarve të tjerë meshkuj, Arbri ka përvojë të jetuar. Ai dëshiron që bota ta dijë: edhe djemtë janë të trafikuar. Dhe largimi i dezinformatave dhe stigmës që i mban shumë burra dhe djem të heshtur është pjesë e marrjes së mbështetjes që meritojnë.

Historia e Arbrit: i shfrytëzuar si minoren

Në moshën 15-vjeçare, Arbri u josh në një strehë nga një i ri në Bulqizë, prej nga edhe vjen. Kjo ishte hera e parë që Arbri trafikohej.

Ai më tha: Kjo është mundësia e jetës tënde. Do shpëtosh familjen nga varfëria dhe disa mundësi të shkëlqyera do shfaqen për ty.

Kjo është një taktikë e zakonshme që trafikantët përdorin, duke joshur ata që shfrytëzojnë. Mundësitë e ofruara funksionuan në zemrën e pambrojtur të Arbrit.

“Nëse fëmijët kanë një marrëdhënie të mirë me prindërit e tyre, ata mund të thonë gjithçka. Unë nuk e bëra,” tha sinqerisht Arbri. “Dhe personi që drejtonte rrjetin [e trafikimit] i njihte prindërit e mi, e dinte dinamikën e familjes dhe përfitoi nga kjo. Nuk ndihesha i sigurt.”

Duke e parë atë tani, Arbri e di se kushtëzimi psikologjik është i zakonshëm për trafikantët, të cilët kërkojnë pasiguri te fëmijët për t’u shfrytëzuar. Si një minoren i dëshpëruar për dashuri dhe në ankth për të kënaqur dhe përmbushur nevojat e familjes, historia e Arbrit është një jehonë nga kaq shumë të mbijetuar:

Unë vija nga një familje shumë jofunksionale në atë kohë, kështu që i përshtatesha modelit të një fëmije që ishte i pambrojtur ndaj kësaj.

Shfrytëzimi u përshkallëzua, me trafikantin që e futi atë në një rrjet rrotullues klientësh. Shumë prej tyre ishin burra, por vlerëson se rreth një e treta e tyre ishin gra. Arbri punoi për dy vite në të zezë, punë të paligjshme teksa i gëzohej qindarkave që përfitonte prej tyre. Në fillim i dërgonte para familjes, e ndërsa gjërat u përkeqësua edhe kontakti me ta u zbeh. Në ato telefonata të pakta, nëna i kërkonte të kthehej në Bulqizë, siç shprehej:

Më mungon ti o bir, më shumë seç më mungonin paratë dikur…

Djemtë trafikohen kudo

Arbri shpejt mësoi se historia e tij ishte tragjikisht e zakonshme. Ai u bë i vetëdijshëm për përhapjen globale të djemve që trafikoheshin. Kjo heshtje duket se është normë në shumë vende të botës. Edhe me urgjencën e tregimeve të vazhdueshme të shfrytëzimit të djemve dhe burrave, stigmat dhe stereotipet mbeten.

Gënjeshtra e madhe që promovojnë shumë njerëz bazohet në statistika që nuk ishin kurrë të sakta: 98% e viktimave janë femra, 99% e trafikantëve janë meshkuj. Unë argumentoj kundër të dyjave.

Edhe gratë mund të jenë trafikante

Dhe ana tjetër e kësaj është se, pavarësisht nga keqkuptimet e zakonshme, gratë gjithashtu mund të jenë shfrytëzuese. Në vitin 2020, rreth 20% e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore në SHBA përfshinin veçanërisht gratë si autore. Në vitin 2018, gati 40% e trafikantëve të ndjekur penalisht në mbarë botën ishin gra. Dhe kjo është vetëm përqindja e vogël e rasteve që në fakt kanë shkuar në gjykatë.

Vetë Arbri ka përjetuar pasojat e hidhura të këtyre keqkuptimeve. Ai ka dëgjuar deklarata të tipit “Ishe djalë, pse nuk ike?” dhe madje “nëse u ndodh djemve, u shërben atyre siç duhet! Tani ata e dinë se çfarë kalojnë gratë.”

Sa keq duhet të ndihet çdo shqiptar kur lexon këto gjëra të tmerrshme. Arbri është biri yt Shqipëri, e si për koiçidencë ka marrë dhe emrin tënd. Mbroji bijtë e tu, siç ata të nderojnë ty! Por ne e dimë që fajin s’e ka toka…