Mbi 100 emigrantë kanë humbur jetën në Mesdhe pasi dy gomonet me të cilat po udhëtonin janë përmbysur. Kjo bëhet e ditur nga Mjekët Pa Kufij, që saktësojnë se ngjarja ka ndodhur në ditët e para të shtatorit në afërsi të brigjeve të Libisë. Mes viktimave, janë dhe 20 fëmijë. Deri më tani janë gjetur vetëm trupat e dy personave të pajetë . Shumica e emigrantëve ishin nga Afrika dhe Lindja e Mesme.