Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Koplik, ku një person humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:40.
Raportohet se shtetasi me iniciale E.K., 27 vjeç, ishte duke punuar në një magazinë për vendosjen e paneleve diellore. Si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, i riu humbi jetën në vend duke sjellë fatalitet në vendin e punës.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të rrethanave e të shkaqeve të këtij aksidenti fatal.