17 persona u konfirmuan të vdekur në tragjedinë e djeshme në Misuri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një varkë u mbyt në liqen. Ngjarja bëhet edhe më e dhimbshme me identifikimin e viktimave, nga ku mësohet se 9 prej tyre ishin anëtarë të një familje. “Barka e rosës”, siç njihet gjerësisht ky mjet lundrues, po transportonte 31 turistë në liqenin Table Rock, në afërsi të qytezës turistike Branson, kur u përmbys për shkak të motit të keq.