Bota

Tragjedia në Xhenova, 20 persona nën hetim

20 persona janë vënë nën hetim si përgjegjës për shembjen e urës Morandi në Genova, tragjedi kjo që shkaktoi 43 viktima mes të cilëve dhe 2 të rinj shqiptarë. Ndër 20 të hetuarit nga prokuoria rezultojnë edhe emra të drejtuesve të lartë të “Autostrade per l’Italia” shoqërisë përgjegjëse për mirëmbatjen e rrugës ku pozicionohej ura, menaxherë të zyrës së kësaj kompanie në Genova e Romë, si dhe drejtues të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës. Ata akuzohen për krim të shumëfishtë, fatkeqësi e vrasje rrugore të qëllimshme.