Bota

Tragjike, reperi i njohur Archie Eversole vritet me armë zjarri nga vëllai i tij!

Reperi i Atlantës, Archie Eversole, ka ndërruar jetë pasi u raportua se u vra nga vëllai i tij, Alexander Kraus. Sipas policisë së qarkut DeKalb, muzikanti u qëllua me armë zjarri më 25 mars në Golf Vista Circle. Ai ndërroi jetë nga plagët e marra në një spital aty pranë më 3 prill. Kraus u arrestua menjëherë pas të shtënave.

Rikujtojmë, se Eversole është i njohur për hitin e tij të vitit 2002 “We Ready”, bashkëpunim me reperin tjetër Bubba Sparxxx. Ai publikoi albumin e tij të parë, “Ride Wit Me Dirty South Style”, në të njëjtin vit kur ishte vetëm 17 vjeç.

Pas njoftimit për ndarjen nga jeta, shumë të famshëm shprehën ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale. Ylli i NFL, Robert Griffin III, shkroi në Twitter:

Njeriu që na dha ‘We Ready’, himnin më të madh të Ditës së Lojërave ndonjëherë, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare. Pusho në paqe Archie Eversole. Lutjet për familjen dhe të dashurit e tij.

Gazetari sportiv Brandon Caldwell shkroi:

Pusho në paqe Archie Eversole, një reper energjik që krijoi një këngë dhe himn që do të mbijetojë.