Sport

Tre ndeshje sot dhe dy nesër, java e 5-të e Abissnet Superiores!

Java e pestë e kampionatit “Abissnet Superiore” luhet e gjitha në fundjavë, duke nisur nga sot me tre ndeshje dhe nesër me dy.

Bylis-Partizani e Tirana-Dinamo City janë dy prej takimeve të sotme, që nisin në orën 16:00. Ballshiotët presin në shtëpi të kuqtë e kryeqytetit, ndërsa përballja mes bardhebluve dhe Dinamo City-t luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Po kjo ditë i dedikohet edhe një tjetër sfide mjaft interesante, AF Elbasani – Teuta. Verdheblutë po duken mjaft mirë këtë fillim sezoni, duke marrë tri fitore dhe një barazim, në katër ndeshje të luajtura e kështu duke kryesuar kampionatin në katër javët e para.

Ndërkaq, durrsakët kanë arritur tre barazime dhe një fitore. AF Elbasani-Teuta luhet në “Elbasan Arena” në orën 19:00.

Nesër do të zhvillohen dy sfidat e tjera të javës. Pas barazimit me Teutën, Vllaznia do të presë në shtëpi Vorën dhe Flamurtari do të përballet me Egnatian në stadiumin “Flamurtari”. Të dyja sfidat janë programuar të nisin në orën 19:00.

Kujtojmë që Java e 4-rt e “Abissnet Superiores” dha këto rezultate:

Vora – Flamurtari 1-0

Dinamo City – Bylis 0-0

Partizani – AF Elbasani 0-1

Egnatia – Tirana 2-0

Teuta – Vllaznia 1-1

JAVA E PESTË

Bylis – Partizani, 27.09.2025 16:00

Tirana – Dinamo City, 27.09.2025 16:00

AF Elbasani – Teuta, 27.09.2025 19:00

Vllaznia – Vora, 28.09.2025 19:00

Flamurtari – Egnatia, 28.09.2025 19:00