Sport

Triumf i madh, PSV feston titullin e 26-të në histori!

PSV ka fituar titullin e 26-të kampion në historinë e futbollit holandez. Ky është trofeu i dytë radhazi që fitojnë, ndërsa të gjithë prisnin të ishte Ajaksi triumfues.

Skuadra e Ajaks lëshoi vendin e parë në javën e kaluar, nga një gol në minutën e 99-të. Fitoret e PSV dhe Ajaks sot mbyllën edicionin, që i rendit respektivisht si vend i parë dhe i dytë.

PSV luajti në transfertën e Sparta Roterdam ku dhe fituan 1 me 3. Pas vërshëllimës përfundimtare festa ishte e madhe.

Tifozët që kishin udhëtuar në transfertë, ndezën flakadanë dhe hapën një mesazh. “E keni? Është akoma i yni”. Një trofe që do të mbahet mend gjatë nga tifozët e PSV.

PSV mbyll kampionatin në krye me 79 pikë, një shumë se rivalët e Ajax. Në vendin e 3-të, Feyenoord.

PSV merr kështu titullin e 26-të në historinë e klubit.