Largimi i Ronald Koeman nga pankina e Holandës pas eliminimit të kësaj të fundit nga Maroku nuk habiti asnjë. Në fakt letra emotive e tij e publikuar rreth mesnatës pritej në Holandë.
Por Koeman tani me shumë mundësi do të largohet përfundimisht nga pankina për t’i qëndruar pranë bashkëshortes së tij, Bartina, që po përballet prej kohësh me një sëmundje të rëndë.
Kështu te Holanda tashmë është krijuar një vend në pankin që sipas medias vendase mund të plotësohet nga Michael Reiziger dhe që drejton kombëtaren holandeze të U21 që nga viti 2023.
Reiziger që si futbollist ka luajtur në Spanjë te Barcelona në periudhën 1997-2004, ka luajtur 72 ndeshje me Holandën duke marrë pjesë në Evropianët 1996, 2000 dhe 2004 dhe në Botërorin e 1998. Reiziger e ka nisur karrierën e tij si trajner në 2013 dhe në 2017 ka qenë trajner i komanduar i Ajax. Po kështu ai ka qenë edhe si asistent te Ajaxi në stafin teknik me Ten Hag, Schreuder dhe Heitinga.
Me kombëtaren U21 të Holandës arriti në gjysmëfinale të Evropianit të 2025, kështu që ai i njeh mirë talentet e reja të futbollit holandez si Kees Smit, Emegha, Hato, Poku apo Maatsen. Reiziger duket se është në pole position për postin e trajnerit të Holandës, edhe pse në këtë pikë po përmenden edhe emra të tjerë si ai i Arne Slot që së fundmi është larguar nga Liverpool.