Tronditet Qeveria Conte në Itali. Vihet nën hetim Ministri për Europën, Paolo Savona, një nga emrat më të debatuar gjatë katër muajve të ngërçit për krijimin e Ekzekutivit të ri italian. Nga Drejtësia në vendin fqinj, ai akuzohet për dhënie fajdesh nëpërmjet një banke.