Health & Beauty

Truket si mund të teshtini pa zhurmë në publik…

Teshtima është një proces i natyrshëm që ndihmon hundën tuaj të nxjerrë mikrobet dhe grimcat irrituese. Mënyra se si ju teshtini është unike dhe varet jo vetëm nga anatomia juaj individuale, por edhe nga kushtëzimi social. Sipas një sondazhi, teshtitjet e njerëzve në publik janë shumë shpesh të ndryshme nga ato kur ndodhen në privatësi, gjë që do të thotë që ju mund të mësoni të teshtini më qetë.

Por duhet të keni parasysh që mbajtja me forcë e një teshtimë nuk rekomandohet, pasi mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tuaj. Mbuloni hundën dhe gojën për të mos u dëgjuar zhurma. Nëse nuk keni një shami vendosni menjëherë përpara brrylin ose teshtini mbi një shpatull. Shtrëngoni dhëmbët dhe nofullën. Pozicioni i gojës tuaj është shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë për intensitetin e teshtimave tuaja. Ndërsa shtrëngoni nofullën, mos i mbyllni buzët, por përkundrazi, përpiquni t’i mbani të lira. Goja juaj duhet të jetë pak e hapur që të mos krijojë shumë presion në sinuset tuaja.

Vendosni një gisht në bazën e hundës tuaj dhe shtyjeni pak lart. Vendosja e gishtit në buzën tuaj të sipërme mund të jetë e dobishme sepse ajo tërheq vëmendjen e trurit nga irrituesit fillestarë ndërsa stimulon të njëjtin rrjet nervor. Ngrini lart gjuhën tuaj. Ngrini gjuhën në pjesën e sipërme të gojës. Ideja është që të shpërqëndroni trurin tuaj. Shtrëngoni me dorë hundën. Ju nuk duhet t’i mbyllni vrimat e hundës. Kur shtrëngoni urën e hundës, rrjedha e ajrit do të bëhet më pak intensive, normalisht që do të jeni në gjendje të merrni frymë. Kjo do të krijojë një efekt qetësues.