Food & Drink

Truku i ekspertëve për ta bërë borzilokun të zgjasë me javë të tëra pa u tharë!

Shumë njerëz blejnë borzilok nga supermarketi dhe ai thahet brenda pak ditësh. Arsyeja janë disa gabime shumë të zakonshme. Mos e lër në vazon origjinale. Borziloku në supermarket vjen në vazo shumë të vogla, ku rrënjët janë të ngjeshura. Duhet ta transplantosh në një vazo më të madhe me dhe të mirë që kullon ujin.

Gabimi më i madh është ose shumë ujë, ose fare pak. Ujite vetëm kur toka sipër është tharë, por mos e lër të bëhet plotësisht e thatë. Borziloku ka nevojë për dritë natyrale. Vendose pranë dritares, me diell, sidomos në mëngjes. Mos këput vetëm gjethet e mëdha. Prij majat, degët sipër, që bima të bëhet më e dendur dhe të rritet më mirë.

Në një vazo ka shumë fidane bashkë që “konkurrojnë”. Ndaji në 2–3 vazo të ndryshme që të kenë hapësirë. Kujdes nga temperaturat. Borziloku nuk duron ndryshime të forta. Mbaje në ambient të qëndrueshëm dhe të ngrohtë. Mos i këput gjethet rastësisht. Gjithmonë korr nga lart-poshtë duke prerë degë, jo vetëm gjethe.