Bota

Trump: Autori i shkrimit në “New York Times pa “shtyllë kurrizore”

Donald Trump e cilëson “pa shtyllë kurrizore”, autorin anonim të një shkrimi të botuar nga “The New York Times “në rubrikën e opinioneve. Duke pretenduar se është zyrtar i lartë i administratës, ai flet për rezistencë brenda Shtëpisë së Bardhë kundër Presidentit, i cili reagoi në Twitter. “Nëse ky person anonim pa shtyllë kurrizore ekziston, gazeta “The New York Times” për qëllime të sigurisë kombëtare, duhet t’ia dorëzojë atë menjëherë qeverisë”, – shkruan Trump.