Komanda Qendrore Ushtarake e Shteteve të Bashkuara (CETCOM) mohoi raportimet e televizionit shtetëror iranian për rrëzimin e një avioni amerikan pranë Bushehrit, duke e quajtur informacionin “të rremë” dhe siguroi se të gjithë avionët amerikanë janë funksionalë.
Ndërkohë, zv.presidenti i SHBA-ve, J.D. Vance përmendi “shumë përparim” në bisedimet me Teheranin, ndërsa pranoi se çështjet thelbësore që lidhen me programin bërthamor të Iranit, si uraniumi i pasuruar, mbeten të pazgjidhura.
Megjithatë, Uashingtoni beson se Irani po negocion “me mirëbesim”, ndërsa mbetet e paqartë nëse mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u shpreh se çdo marrëveshje me Iranin do të varet nga arritja e një “marrëveshjeje të mirë” për Amerikën, ndërsa negociatat intensifikohen dhe tensionet ushtarake vazhdojnë në Gjirin Persik.
Një marrëveshje që nuk është e favorshme për ne është rruga që do të na shtynte të rifillonim armiqësitë, tha Trump në një intervistë me Fox që do të transmetohet këtë fundjavë, duke theksuar se iranianët “janë negociatorë të shkëlqyer”.
Komentet vijnë ndërsa negociatorët amerikanë dhe iranianë thuhet se arritën një memorandum paraprak 60-ditor, megjithëse akordi ende kërkon miratimin përfundimtar të Trump-it.