Bota

Trump: Do të shkruajë vetë librin e vërtetë për presidencën!

Donald Trump ka premtuar të “shkruajë librin e vërtetë” për presidencën e tij, për të korrigjuar një rekord që thotë se është keqinterpretuar nga Bob Woodward, autori veteran i librit shumë kompromentues, “Frika”. Libri i shumëpërfolur publikohet nesër dhe pritet të hedhë dritë mbi prapaskenat aspak pozitive në Shtëpinë e Bardhë nën drejtimin e miliarderit. “Libri i Woodward është një shaka”, shkroi Trump në Twitter.