Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se mbyllja e pjesshme e Qeverisë amerikane do të vazhdojë derisa të plotësohet kërkesa e tij rreth fondeve për krijimin e murit në kufi me Meksikën. Fondet për pothuajse një të katërtën e programeve federale, duke përfshirë departamentet e Drejtësisë, Sigurisë Kombëtare dhe Bujqësisë do të skadojnë në mesnatën e së premtes. Në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje, mbyllja e Qeverisë mund të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm.