Bota

Trump kërcënon Iranin: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme!

Trump ka kërcënuar përsëri Iranin përpara fillimit të pritur të bisedimeve në Pakistan, duke pretenduar se anijet luftarake amerikane po ngarkohen me “municionin më të fuqishëm” në përgatitje për një rifillim të mundshëm të sulmeve nëse negociatat dështojnë.

“Do ta zbulojmë brenda rreth 24 orësh. Do ta dimë së shpejti”, tha Trump në një intervistë telefonike me New York Post, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse mendonte se bisedimet do të ishin të suksesshme. “Po bëjmë një rivendosje. Po i ngarkojmë anijet me municionin më të mirë, armët më të mira të ndërtuara ndonjëherë – madje edhe më të mira se ato që përdorëm më parë “, shtoi Trump, duke lëshuar më pas një paralajmërim të ri për Teheranin.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance, duke folur me gazetarët përpara se të nisej për në Islamabad, ku do të marrë pjesë në negociata si anëtar i delegacionit amerikan tha se beson se negociatat do të jenë pozitive.

“Ne mezi presim negociatat. Nëse iranianët janë të gatshëm të negociojnë me mirëbesim dhe të ndihmojnë, kjo është një gjë. Nëse përpiqen të na mashtrojnë, do të zbulojnë se delegacioni ynë nuk është shumë i hapur. Presidenti na ka dhënë disa udhëzime mjaft të qarta dhe do të shohim se si do të shkojë”, tha ai.

Plani 10-pikësh i propozuar nga Irani është rënë dakord si bazë për negociatat, tha zëvendësministri i Jashtëm Majdi Takht Ravanchi në prag të bisedimeve SHBA-Iran të nesërme në Islamabad, raporton Iran International.

“Ne gjithmonë e kemi mirëpritur diplomacinë, por jo bisedimet e bazuara në informacione të rreme që synojnë mashtrimin”, tha ai, duke shtuar se Teherani nuk mbështet një armëpushim që i lejon kundërshtarit të tij të riarmatoset dhe të rifillojë sulmet.