Bota

Irani shton kërkesat për bisedimet me SHBA-në: Armëpushimi duhet të zbatohet në Liban para negociatave!

Kryetari i parlamentit të Iranit ka këmbëngulur që luftimet duhet të ndalen në Liban përpara se të fillojnë bisedimet e paqes SHBA-Iran.

Krahas lirimit të “aseteve të bllokuara” të Iranit, një armëpushim në Liban duhet të zbatohet përpara se të zhvillohen çdo diskutim, i cili është planifikuar të zhvillohet nesër në Pakistan, shkroi Mohammad-Bagher Ghalibaf në X.

“Këto dy çështje duhet të përmbushen përpara se të fillojnë negociatat”, tha ai.

Lëshimi global i aseteve iraniane ishte pjesë e planit 10-pikësh të propozuar nga Irani – i ndarë nga media shtetërore iraniane – që u refuzua nga SHBA-të.

JD Vance, i cili po udhëheq delegacionin amerikan për bisedimet, është nisur tashmë për në Pakistan.

Ghalibaf paralajmëroi dje se shkeljet e armëpushimit “kanë kosto të qarta dhe përgjigje të FORTA”.

LEXO EDHE: ‘Po e çon Amerikën në ferr’, Irani i kundërpërgjigjet Donald Trump-it: Rajoni do të digjet!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi një telefonatë “të tensionuar” me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu ditën e djeshme.

Kështu tha një burim amerikan dhe një izraelit për CNN, duke theksuar se telefonata ndodhi pak para se Izraeli të shpallte gatishmërinë e tij për të filluar bisedime të drejtpërdrejta për armëpushim me Libanin.

LEXO EDHE: Negociatat, Washington Post: SHBA do të kërkojë lirimin e amerikanëve të ndaluar në Iran si pjesë e marrëveshjes!

Netanyahu e kuptoi se nëse nuk kërkonte bisedime të drejtpërdrejta me Libanin, Trump thjesht mund të deklaronte një armëpushim, raportoi burimi izraelit.

Po ashtu, i njëjti burim bëri të ditur se Netanyahu i bëri presion Trump që ta mbante Libanin ‘të ndarë’ nga kuadri i armëpushimit me Iranin.