Ashpërsohet retorika mes presidentëve të Amerikes dhe Iranit. Donald Trump i përgjigjet deklaratës së homologut Hassan Rohani se “Lufta me Republikën Islamike do të ishte nëna e të gjitha luftërave”. Shefi i Shtëpisë së Bardhë paralajmëron Iranin me pasoja, si ato që nuk ka parë asnjëherë në histori, nëse kërcënon Amerikën. Në maj, SHBA-të dolën nga një marrëveshje që reduktonte aktivitetet bërthamore iraniane, në këmbim të zbutjes së sanksioneve ndërkombëtare.