Bota

Trump pritet të marrë në dorë Gjykatën Supreme

Presidenti amerikan Donald Trump raportohet se do të dominojë sot në mbrëmje gjyqtaren konservatore, Amy Coney Barrett në Gjykatën Supreme. Lëvizja vjen vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë pritet ta zyrtarizojë emërimin, sot në mbrëmje. Trump dhe republikanët në Senat janë zotuar se do të gjejnë shumë shpejt zëvendësuesen e gjyqtares liberale Ruth Bader Ginsburg, që ndërroi jetë 10 ditë më parë për shkaqe natyrale.

Kjo u jep mundësi republikanëve që të zgjerojnë shumicën e tyre konservatore gjykatën supreme, anëtarët e së cilës kanë mandat të përjetshëm dhe marrin vendime për çështjet të ndjeshme politike, prej abortit dhe migracionit deri për çështjet e të drejtave civile dhe ligjeve për armët.