Bota

Trump reagon pas kundërpërgjigjes së Kinës për tarifat doganore: Një lëvizje e gabuar, e kapi paniku

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump reagoi pasi Kina u përgjigj me tarifa doganore hakmarrëse Amerikës.

“Lëvizja e Kinës ishte e gabuar, e kapi paniku,” tha Donald Trump , duke komentuar tarifat e vendosura sot nga vendi aziatik.
Pekini reagoi ashpër ndaj tarifave të reja të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump të mërkurën, si pjesë e asaj që ai e quajti “Dita e Çlirimit”, duke shkaktuar kaos në tregjet globale, raportojnë mediat.

Siç njofton Ministria e Financave, Kina po vendos tarifa prej 34% për të gjitha importet e mallrave nga SHBA, duke filluar nga 10 prilli, pra po aq sa tarifat reciproke – kundër Trump që SHBA vendosi dje në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

LEXO EDHE: Meloni kundër tarifave reciproke me SHBA: Ne do të propozojmë një rishikim të Paktit të Stabilitetit të BE-së

Tarifat e reja të Kinës do të godasin më pak mallra sesa tarifat e Presidentit Trump, sepse Kina shet shumë më tepër sesa blen. Vitin e kaluar, Pekini bleu gjysmëpërçues amerikanë, lëndë djegëse fosile, produkte bujqësore dhe mallra të tjera me vlerë 147.8 miliardë dollarë. Ajo gjithashtu shiti 426.9 miliardë dollarë telefona inteligjentë, mobilje, lodra dhe shumë produkte të tjera.

Megjithatë, ndryshe nga tarifat e Donald Trump që përjashtojnë kategori të mëdha importesh si gjysmëpërçuesit dhe farmaceutikët, tarifat kineze nuk kanë përjashtime.

LEXO EDHE: Analiza e Financial Times: Lufta tregtare globale shpërthen me tarifat më të larta në 100 vjet, ja çfarë thonë ekspertët

Ky sulm me karakteristika të proteksionizmit nga Shtëpia e Bardhë, i paprecedentë që nga vitet 1930, vë në rrezik “rritje ekonomike globale” dhe kërcënon zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar, madje duke pasur ndikim në interesat amerikane, sipas ministrisë kineze.

Këto detyrime doganore “nuk respektojnë rregullat e tregtisë ndërkombëtare dhe dëmtojnë seriozisht të drejtat dhe interesat e palëve të interesuara”, denoncoi gjithashtu Ministria Kineze e Tregtisë, duke u zotuar të marrë kundërmasa.

“Nuk ka asnjë fitues në një luftë tregtare dhe asnjë rrugëdalje nga proteksionizmi,” vuri në dukje gjithashtu Ministria e Tregtisë e Kinës në deklaratën e saj.

Pekini denoncoi gjithashtu tarifat prej 25 % të SHBA në sektorin e automobilave, duke i quajtur ato masa “frikësuese”.