Pas planeve për tërheqje nga Siria, nga Uashingtoni mbërrijnë lajmet se trupat amerikane do të tërhiqen në një numër të konsiderueshëm edhe nga Afganistani. Raportimet në media tregojnë se më shume se gjysma e 14 mijë trupave që ndodhen atje mund të largohen brenda disa muajve. SHBA ka një prani ushtarake në Afganistan që prej vitit 2001, duke shënuar dhe luftën më të gjatë në histori ku janë përfshirë.