Lifestyle

Truri ka nevojë për gjumë/ Pse netët pa gjumë mund të të kushtojnë?

Me ditët e gjata dhe netët e ngrohta, vera shpesh shndërrohet në një periudhë ku gjumi anashkalohet lehtë. Daljet e vona, festat, udhëtimet, madje edhe vapës që e bën më të vështirë të flesh, të gjitha kontribuojnë në një privim të vazhdueshëm gjumi që mund të ketë pasoja të padukshme, por serioze.

Shkencërisht:

Gjumi është thelbësor për funksionimin optimal të trurit.

Gjatë natës, truri ynë nuk “pushon”, por punon për të organizuar informacionin, për të rregulluar emocionet dhe për të mbajtur në formë sistemin imunitar. Mungesa e gjumit ndikon drejtpërdrejt në përqendrimin, vendimmarrjen dhe madje edhe në humorin tonë ditor.

Vera na shtyn drejt jetës së natës, por nëse kjo bëhet rutinë, pasoja afatgjata si irritimi, lodhja kronike dhe ankthi fillojnë të shfaqen. Mbi të gjitha, për ata që punojnë ose ndjekin angazhime ditore, mungesa e gjumit mund të kthehet në një rrezik të vërtetë për performancën dhe shëndetin e përgjithshëm.

Zgjidhja?

Nuk kërkon domosdoshmërisht heqjen dorë nga kënaqësitë e verës. Gjithçka që duhet është balancë. Mund të dalësh një mbrëmje, por më pas t’i japësh vetes kohë për të rikuperuar. Krijimi i një rutine të shëndetshme të gjumit, mbajtja e dhomës së freskët dhe shmangia e ekranit para gjumit janë hapa të thjeshtë, por efikas. Në fund të fundit, vera është për të shijuar, por mos harro se një mendje e qetë dhe një trup i pushuar janë çelësi i vërtetë për të përjetuar më mirë çdo ditë.