“Athina po zhbllokon integrimin europian për fqinjin verior, si dhe ka dialog të vazhdueshëm me Shqipërinë”. Kështu deklaroi sot Kryeministri Grek, Aleksis Tsipras, në një seancë plenare në Parlamentin Europian në Strasburg. Gjithashtu, Tsipras theksoi vendosmërinë e Greqisë për të mos përsëritur gabimet që sollën krizën në vend. Ai konfirmoi se do të vazhdojnë sakrificat ekonomike.