Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk u bëri thirrje 28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian të kontribuojnë në financimin për rindërtimin e katedrales së Notre-Dame. Në një postim në Tëitter ai u solidarizua me popullin francez dhe shprehu ngushëllimet e tij për djegien e katedrales së famshme. “Nga Strasburgu, kryeqyteti francez i BE-së, u bëj thirrje të gjitha 28 shteteve të marrin pjesë në këtë detyrë,”-shkroi Tusk.