Bizneset që për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar kanë detyrime të prapambetura ndaj Administratës Tatimore mund t’i shlyejnë ato me këste, duke lidhur marrëveshje me Drejtorinë e Tatimeve. Ministria e Financave ndryshoi udhëzimin për procedurat tatimore. Për të përfituar, bizneset duhet të bëjnë kërkesë me shkrim në Drejtorinë Rajonale Tatimore e pas miratimit të paguajnë 20% të detyrimit që kanë. Pjesa tjetër shlyhet me këste.