Të shtunën që lamë pas, këngëtarja e njohur Fjolla Morina u ndalua në pikën kufitare të Morinës pasi u kap me armë.
Në çantën e saj u gjet një pistoletë zjarri me 23 fishekë luftarakë si dhe një tjetër të llojit ‘çakmak’. Fjolla u arrestua menjëherë së bashku me shoferin dhe djalin tjetër që e shoqëronte sakaq, hetimet ende vazhdojnë.
Pas arrestimit, këngëtarja nga Kosova ka kërkuar ndihmë mjeksore nga ku u zbulua se ajo është në pritje të ëmbël. Mësohet se Fjolla Morina është në muajin e 2-të të shtatzënisë.
Ditën e djeshme prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për të, ndërkohë sot organi i akuzës ka kërkuar “arrest në shtëpi”, me shumë gjasë për faktin se Fjolla ka rezultuar shtatzënë pas kontrollit mjekësor. Pavarësisht kësaj, prokuroria e ka vënë në dyshim faktin se ajo është shtatzënë, pasi sipas tyre një eko s’mund ta vërtetojë këtë gjë.
Pas një rikontrolli mjeksor të bërë pak momente më parë u vërtetua se këngëtarja nuk është shtatzënë. Tashmë pritet vendimi përfundimtar për dënimin e saj.