Celebrities Gossip Showbiz

U bë e famshme në vitin 2009 në spektaklin “Britain’s Got Talent”, Susan Boyle tregon arsyet se përse u tërhoq nga skena!

Ish-konkurrentja e spektaklit “Britain’s Got Talent”, Susan Boyle, ka befasuar duke u shfaqur në skenën e këtij kompeticioni duke interpretuar një këngë nga “Les Miserables”. Gjatë paraqitjes së saj 62-vjeçarja u tregoi prezantuesve Ant McPartlin dhe Declan Donnelly arsyet se përse u tërhoq nga skena. Ajo deklaroi se në prill të vitit të kaluar pësoi një goditje të lehtë në tru, gjë që e bëri të mos ishte e sigurt nëse do të mund të performonte më.

Prillin e kaluar, pësova një goditje të lehtë në tru. Kam luftuar si e çmendur për t’u rikthyer në skenë dhe ia kam dalë.

Boyle u bë e famshme në vitin 2009 pas konkurrimit në sezonin e tretë të spektaklit “Britain’s Got Talent”. Asokohe la përshtypje të madhe te anëtarët e jurisë dhe publiku me interpretimin e këngës “I Dreamed a Dream” nga muzikali “Les Miserables”.

Edhe pse e fitoi vendin e dytë, performanca e saj në audicion pati disa milionë shikime në YouTube dhe inicioi ndërtimin e një karrierë muzikore. Megjithatë, për shkak të presioneve të famës, shëndeti i saj u përkeqësua dhe ajo qëndroi për një kohë në një institucion psikiatrik.