Ish-ylli i Bajernit të Mynihut, Bastian Shvajnshtaiger u fotografua duke u puthur me partneren e tij të re Silva Kapitanov dhe shijuar pushimet verore në Greqi.
Çifti dukej i relaksuar dhe i dashuruar, dhe kjo është dalja e parë publike e ish-futbollistit me partneren e tij të re pa e fshehur këtë, pas divorcit me tenisten serbe Ana Ivanoviç.
Fotot u bënë shpejt virale në rrjetet sociale, dhe komentet janë të pafundme, veçanërisht pasi Silva është gruaja që, sipas disa burimeve, ishte shkaku i prishjes së një prej martesave më harmonike sportive. Sipas informacioneve nga Bild, Bunte dhe Kronen Zeitung, Ivanoviç dhe Shvajnshtaiger u divorcuan në Zvicër, në një të ashtuquajtur “divorc emergjent” që përfshinte një procedurë të shpejtë dhe ekspozim minimal publik.