Policia e Gjirokastrës arrestoi një 44-vjeçar i cili u kap me 26 kg lëndë narkotike të tipit Cannabis Sattiva. Shtetasi shqiptar po udhëtonte me automjetin e tij “Fiat ” kur u pikas nga kontrolli në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë. Pas hetimeve, u zbulua se 25 vjeçari ka qenë i dënuar edhe më parë për trafikim narkotikësh. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh.”