Influencerja e njohur Armina Mevlani ka ndarë me ndjekësit një rrëfim shumë personal lidhur me përvojën e saj me Sindromën e Ovareve Policistike (PCOS), një gjendje hormonale që prek shumë gra në mbarë botën.
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin ‘Goca dhe Gra’, Armina u shpreh se kjo sëmundje i ka sjellë sfida të vazhdueshme për shëndetin dhe mirëqenien.
Ajo gjithashtu tregoi se ka menduar seriozisht të kryejë procedurën e ngrirjes së vezëve, duke këshilluar që gratë dhe vajzat që përballen me këtë problem të konsiderojnë këtë mundësi si një hap të rëndësishëm për të ardhmen e tyre.
Me këtë rrëfim, Armina i është bashkuar një numri në rritje të grave publike që flasin hapur për sfidat që lidhen me shëndetin riprodhues dhe trupin e tyre, duke ndihmuar kështu në rritjen e vetëdijes dhe mbështetjes për të gjitha vajzat që kalojnë të njëjtat vështirësi.