Gossip Showbiz

U përçanë apo thjesht u rritën? E vërteta për miqësinë mes Kim Kardashian dhe Jonathan Cheban!

Për vite me radhë, Jonathan Cheban ishte pothuajse i pandashëm nga Kim Kardashian. Nga “Keeping Up With the Kardashians”, te postimet në Instagram dhe daljet publike, “Foodgod” ishte gjithmonë pranë saj, duke u kthyer në një nga figurat më të njohura të rrethit Kardashian.

Megjithatë, vitet e fundit, fansat kanë vënë re se dyshja nuk shfaqet më aq shpesh bashkë, duke ndezur spekulime për një përçarje apo krisje në miqësinë e tyre. Por a është vërtet kështu?

Kim Kardashian ka vendosur t’u japë fund thashethemeve. Në podkastin “Khloe in Wonderland”, ajo u shpreh hapur për marrëdhënien me Jonathanin, duke theksuar se miqësia e tyre vazhdon të jetë e fortë, pavarësisht distancës dhe angazhimeve.

E dua Jonathanin

-tha Kim, duke shtuar se njerëzit gabimisht mendojnë se ata nuk flasin më.

Për ta vërtetuar këtë, ajo e telefonoi live në FaceTime, ndërsa Jonathan ndodhej në një darkë në Miami, duke treguar se raporti mes tyre është më se normal.

Edhe Khloé Kardashian ndërhyri duke thënë se familja e do Jonathanin dhe se shumë nga historitë që qarkullojnë nuk janë të vërteta.

Por pse nuk shihen më shpesh bashkë? Kim e shpjegoi thjesht: jeta ka ndryshuar.

Kam fëmijë dhe është shumë e vështirë të ruash të njëjtat ritme miqësie kur ke kaq shumë përgjegjësi. Jonathan është gjithmonë në lëvizje dhe nuk do të rrijë gjithë ditën në Calabasas

-u shpreh ajo.

Një version të ngjashëm dha edhe vetë Jonathan në një intervistë për Us Weekly, ku theksoi se ndonëse nuk takohen shpesh, ata flasin vazhdimisht.

Ajo ka fëmijë, unë jetoj në Bregun Lindor. Nuk shihemi shumë, por komunikojmë gjithë kohës

-tha ai.

Miqësia e tyre nisi në mesin e viteve 2000, gjatë festës së ditëlindjes së Brittny Gastineau në Casa Vega, Kaliforni. Një ulëse e rastësishme pranë njëra-tjetrës u kthye në një lidhje që do të zgjaste më shumë se dy dekada dhe do të bëhej pjesë e historisë së famshme të Kardashianëve.

Pra, jo përçarje, por rritje, ndryshim prioritetesh dhe një miqësi që ka mësuar të mbijetojë edhe pa qenë gjithmonë në qendër të kamerave.