Kim Kardashian ka befasuar ndjekësit e saj pasi ka zbuluar se së fundmi i ka shpuar veshët në një dyqan të zakonshëm aksesorësh gjatë një udhëtimi në Hawaii, larg klinikave luksoze apo salloneve VIP që zakonisht lidhen me emrin e saj.
Themeluesja 45-vjeçare e SKIMS e ndau këtë detaj në një vlog festiv të Krishtlindjeve, të publikuar në TikTok, ku tregoi se piercing-un e kishte bërë te Claire’s, një rrjet i njohur dyqanesh në qendrat tregtare.
E veshur me një rrobë mëndafshi gri, Kim shfaqet duke u përgatitur për festën familjare, ndërsa shpjegon se për një kohë të gjatë nuk kishte mbajtur vathë dhe vendosi t’i shponte sërish veshët për ta pasur më të lehtë.
Vathët e vegjël të Claire’s janë të preferuarit e mi
-dëgjohet të thotë ajo para kamerës, duke shtuar se shpesh i kombinon me bizhuteri luksoze të stilistes së njohur Lorraine Schwartz.
Në video, Kardashian provon edhe një palë vathë diamanti, duke reaguar me entuziazëm.
Zbulimi i saj nxiti menjëherë reagime të shumta në rrjete sociale, ku fansat u shprehën të habitur nga zgjedhja e saj, por edhe të kënaqur që ylli tregoi një anë më “tokësore”.
Në të njëjtin klip, Kim shfaqet edhe pranë fëmijëve të saj gjatë momenteve festive në rezidencën luksoze në Hidden Hills, e dekoruar për Krishtlindje. Ajo zbulon gjithashtu se u ka dhuruar atyre këlyshë qenushësh, një surprizë që ka marrë reagime të përziera nga ndjekësit në rrjet.