Aktualitet

U qëllua në lëvizje, plagoset me armë zjarri një 40-vjeçar në Durrës

Një ngjarje kriminale është regjistruar pasditen e sotme në periferi të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Fllakës.

I plagosur me armë zjarri ka mbetur Arbër Gorgea, rreth 40 vjeç.

Burimet bëjnë me dije se i plagosuri ka arritur të shkojë vetë deri në stacionin e policisë, ku ka kërkuar ndihmën e efektivëve për t’u transportuar drejt spitalit.

40-vjeçari ndodhet në Spitalin e Durrësit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit.