Celebrities Gossip Showbiz

U rrëzua në skenë, reagon këngëtarja e njohur: “Jam në rikuperim nga droga”!

Lola Young ka zbuluar se po kalon një proces rikuperimi nga varësia ndaj drogës, pasi u rrëzua në skenë gjatë një koncerti dhe anuloi të gjitha performancat. Këngëtarja 25-vjeçare tregoi se është shtruar në një qendër trajtimi holistik, ku po merr ndihmë për problemet me shëndetin mendor dhe varësinë. Ajo pranoi se këto vështirësi ishin shkaku i incidentit dhe tërheqjes së saj nga publiku.

“Kam luftuar me probleme të shëndetit mendor dhe varësi”, u shpreh ajo, duke shtuar se rikuperimi është një proces i vazhdueshëm, por tashmë ndihet më mirë. Artistja theksoi se vendimi për t’u larguar nga skena ishte i domosdoshëm për shëndetin e saj, ndërsa rrëzimin e konsideron si një pikë kthese drejt një jete më të mirë.

Kanabisi shkakton çrregullimit të humorit, të paktën këtë kanë paralajmëruar shkencëtarët e Colorados. Ata kanë realizuar pyetësorin midis 178 përdoruesve të kanabisit legal të moshës 18 deri në 20 vjeç. Pjesëmarrësit i kanë ndarë në tri grupe, në grupin kontrollues i cili nuk përdor kanabis, përdoruesit e kohëpaskohshëm dhe përdoruesit e shpeshtë.

Në kundërshtim me pritjet, rezultatet e pjesëmarrësve të cilëve u është diagnostikuar depresioni subklinik, kishin përdorur marijuanën për ‘shërim’. Bashkëautori i studimit, Jacob Braunwalder tha se:

Kanë përdorur kanabis për vetëshërim, po nuk ka ndikuar siç kanë menduar ata se ndikon.