Gossip Showbiz

U tha se është martuar në fshehtësi me Britney Spears, reagimi i Jason Trawick është më shumë se për të qeshur!

Ish i fejuari i Britney Spears, Jason Trawick ka reaguar ndaj aludimeve se është martuar në fshehtësi me këngëtaren. Aludimet nisën pasi drejtuesit e podcast “Toxic: The Britney Spears Story” shqyrtuan një raport në çështjen e vazhdueshme të kujdestarisë së këngëtares. Dokumenti tregoi një pagesë prej 9,150 dollarë që u bë më 1 tetor 2012, në lidhje me një “konsultim për zgjidhjen e martesës”.

Ata raportuan se pagesa u bë në zyrat ligjore të Alexandra Leichter, e cila është një avokate e familjes, në Beverly Hills. Ata gjithashtu vunë në dukje se pagesa ishte e shënuar nën tarifat ligjore të kujdestarit. Ky dokument shtoi dyshimet se Britney mund të ishte martuar me Jason pasi të dy u fejuan në fund të dhjetorit 2011. Mirëpo së fundmi i pyetur nga mediat, Jason ka hedhur poshtë spekulimet.

Unë besoj se do të isha në dijeni nëse do të isha i martuar.

Trawick në kohën kur ishte i fejuar me këngëtaren u pozicionua dhe si menaxher i saj, duke u bërë gjithashtu bashkë-ruajtës i pasurisë në 2012. Ai më pas u largua nga ky pozicion pasi ata anuluan fejesën e tyre. Siç e dinë dhe fansat, Britney Spears është martuar dy herë në të kaluarën. Ajo ishte martuar shkurtimisht me Jason Allen Alexander në vitin 2004 dhe me Kevin Federline nga viti 2004 në 2007.

Rikujtojmë se, së fundmi ylli i pop-it, Britney Spears iu drejtua lëvizjes “Free Britney” ku shpjegoi dhe arsyen se pse ajo vendosi të ndante fotografitë e saj ‘topless’ në mediat sociale. Këngëtarja 39-vjeçare ndau me ndjekësit e saj disa foto ‘topless’ teksa mbulonte gjoksin me duar.

Ndërkaq, babai i Britney Spears, Jamie Spears, ka rënë dakord të japë dorëheqjen si kujdestar i yllit të muzikës pop pas plot 13 vitesh. Avokati i Britney e cilësoi këtë si një fitore të madhe. Të dy janë të përfshirë në një betejë gjyqësore gjatë viteve të fundit, teksa këngëtarja është duke punuar për të rimarrë nën kontroll jetën e saj.