Celebrities Gossip Showbiz

Ja çfarë fshihet pas fotove ‘topless’ të Britney Spears!

Së fundmi ylli i pop-it, Britney Spears iu drejtua lëvizjes “Free Britney” ku shpjegoi dhe arsyen se pse ajo vendosi të ndante fotografitë e saj ‘topless’ në mediat sociale. Këngëtarja 39-vjeçare ndau me ndjekësit e saj disa foto ‘topless’ teksa mbulonte gjoksin me duar. Ajo shkroi:

Unë nuk bëra asnjë ndërhyrje kirurgjikale në gjoks në vetëm një javë, as nuk jam shtatzënë…Unë kam një dekolte të madhe në këto fotografi sepse kam ngrënë ushqim. Para se t’ju tregoj më shumë fotografi të trupit tim, unë dua që ju të kuptoni mendimet e mia në lidhje ekspozimin e trupit tim! Sipas mendimit tim është krejtësisht e shtrembëruar përgjigja e menjëhershme ku çdo grua që është seksi duan t’i hedhin ‘baltë’. Unë kam bërë 1 miliard shfaqje ku e kam bërë këtë dhe ndonjëherë nuk dukesha aq e mrekullueshme…shumë herë madje dhe në imagjinatën time mendoja se isha shumë mirë! Për këdo që pyet veten se pse do ta ekspozoja trupin tani, është sepse kam lindur lakuriq në këtë botë dhe sinqerisht ndiej se pesha e botës ka qenë mbi supet e mia dhe më ka bërë ta shikoj veten ne ate menyrë. Doja ta shikoja veten në një mënyrë më të lehtë… Teksa e shihja veten time në formën më të pastër, më la të kuptoja se dhimbja, lëndimi, lotët dhe barrat e rënda nuk janë ato që unë jam.

Rikujtojmë se, babai i Britney Spears, Jamie Spears, ka rënë dakord të japë dorëheqjen si kujdestar i yllit të muzikës pop pas plot 13 vitesh. Avokati i Britney e cilësoi këtë si një fitore të madhe. Të dy janë të përfshirë në një betejë gjyqësore gjatë viteve të fundit, teksa këngëtarja është duke punuar për të rimarrë nën kontroll jetën e saj.

Ndërkaq, Jamie iu referua edhe nënës së Britney-t, Lynne, duke thënë se çdo deklaratë që ajo bëri në emër të vajzës së tyre duhet të vihet në pikëpyetje bazuar në sa pak përfshirje ka pasur ajo në jetën e Britney-t gjatë 13 viteve të fundit. Ai gjithashtu pohoi se nëse publiku do t’i dinte të gjitha detajet e jetës së Britney-t, të gjitha problemet e varësisë dhe të shëndetit mendor me të cilat ajo ka luftuar dhe të gjitha sfidat e tij si kujdestar, ata do ta lavdëronin atë në vend që ta fyenin.